Nicolas Sarkozy zyrtarisht nën hetime

Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy edhe zyrtarisht është nën hetime pasi që dyshohet se ka pasur ndikim rreth një hetimi që kishte filluar më herët për të, dhe se në këmbim të informacioneve për këtë hetim, ai i kishte ofruar një prokurori francez një post prestigjioz në Monaco.

Bota

02/07/2014 13:38

Ai doli para gjykatësit në Paris, pasi që ishte marrë në pyetje rreth 15 orë nga njësiti policor i anti-korrupsionit.

Ky është rasti i parë që një ish-kre i shtetit në Francë është mbajtur në paraburgim.

Avokati i Sarkozy-t, Thierry Herzog dhe prokurori Gilbert Azibert gjithashtu janë nën hetime për të njëjtin rast.

Edhe prokurori i dytë, i cili qe marrë në pyetje, Patric Sassoust nuk është paraqitur para gjykatësit në martën në mbrëmje.

Kur një i dyshuar zyrtarisht është nën hetime, rasti i tij shqyrtohet nga një gjyqtarë, i cili më pas përcakton se a ka prova të mjaftueshme ndaj të dyshuarit për t’i ngritur aktakuzë. Hapi tjetër- por që nuk ndodhë gjithmonë- është gjykimi. Vepra e ndikimit është e dënueshme deri me 10 vjet burgim dhe me një gjobë prej 150 mijë eurosh.

Pasi aleatët e Sarkozy-t akuzuan sistemin e drejtësisë se po bën paragjykim politik, Kryeministri socialist Manuel Valls tha të mërkurën se akuzat ndaj Sarkozy janë serioze dhe se hetimet që po kryhen janë krejtësisht të pavarura nga Qeveria.

Nicolas Sarkozy është lëshuar nga burgu pasi afër mesnatës ishte paraqitur në një Gjykatë në Paris. Ai u soll aty nga stacioni policor i Nantetrre, i cili gjendet në veri të Parisit, ku dhe ishte marrë në pyetje paraprakisht.

Avokati i Thierry Herzog, Paul-Albert Iweins tha se rasti është i bazuar vetëm në “përgjime telefonike, baza ligjore e të cilave do të kontestohet fuqishëm”.

“Nuk ka shumë gjëra në këtë dosje, pasi asnjë nga elementet materiale të asaj që unë kam parë, dhe ajo që ne mund të kundërshtojmë, nuk mbështesin akuzat”, shtoi ai.

Hetimi qe ngritur duke marrë për bazë një hetim të veçantë që po zhvillohej ndaj Sarkozy-së, pasi që ai dyshohej se kishte marrë fonde në mënyrë të paligjshme për financimin e fushatës së tij zgjedhore në vitin 2007 nga lideri i ndjerë i Libanit Muamar Gadafi.

Sarkozy shpreson që të garojë sërish dhe të fitojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 por hetimet  e fundit mund të jenë një goditje e madhe për shpresën e tij që të kthehet sërish në krye të shtetit Francez.

Hetuesit janë duke u përpjekur të zbulojnë se nëse Sarkozy, i cili ishte Presidenti i Francës në periudhën 2007-2012, kishte premtuar një post prestigjioz në Monako për Gilbert Azibert në këmbim të informacioneve për hetimet që qenë filluar lidhur me dyshimin për financimin e paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore.

Hetuesit janë duke kërkuar prova për të vërtetuar nëse pretendimet se Sarkozy kishte paralajmëruar përmes telefonit se ishte duke u përgjuar, teksa fliste për hetimet që kishin të bënin me financimin që Gadafi i ka dhënë.