Nicki Minaj përdor të pasmet për t’i dërguar mesazh Taylor Swift (Foto)
Nicki Minaj përdor asetet e saj për një performancë të nxehtë.

ShowBiz
Transparencë, lëvizje seksi, provokime. Nicki Minaj nuk ndalet asnjëherë. Madje “e tepron”. Turi i saj është një sukses botëror dhe këngëtarja nuk i ka zhgënjyer fansat edhe para së gjithash mbi mënyrën e saj të interpretimit në skenë.
Ajo është shfaqur në një koncert në Nju Jork e veshur me tuta transparente, ndërsa tregon të pasmet e saj. Polemikat me Taylor Swift për nominimin në MTV Video Music Awards 2015, duken se kanë kaluar.
Po, sepse Nicki e ka kapur me kolegen, pasi emri i saj nuk u publikua mes atyre që konkurronin për videon e vitit.
Nicki Minaj ka sulmuar Swift me një “tweet” të rëndë, ku ka folur për racizëm në muzikë dhe ka gjetur nga Katy Perry një mbështetje të madhe.
Por tani reperja e njohur ka kthyer faqe. Ajo është e përqendruar te turi i saj dhe vazhdon t’i tregojë botës atë që vetë ajo e ka cilësuar si anën e saj më të mirë: Të pasmet./NOA