Nicholas  Giacobbe, emërohet zëvendësambasador i SHBA-së në Kosovë

Nicholas Giacobbe, është caktuar zëvendësambasador i ri në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Lajme

21/10/2019 17:58

Kjo është e ditur nga ambasadori amerikan Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter,

Kosnett e ka quajtur diplomat të mençur dhe me eksperiencë, Giacobben.

“I kënaqur që po e prezantoj zëvendës ambasadorin e ri në ambasadën amerikane në Prishtinë, Nick Giacobbe. Nicku është diplomat i mençur dhe me eksperiencë, i cili me gruan e tij Cory, është gati ta njohë vendin dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve SHBA-Kosovë”, ka shkruar Kosnett, teksa është bashkuar edhe një video ku flet Giacobbe. /Lajmi.net/