Niang i kthehet Milanit nga lëndimi (FOTO)

M'Baye Niang është kthyer nga lëndimi që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Sport

26/10/2015 21:11

Skuadrës së Milanit i është rikthyer sulmuesi M’Baye Niang nga lëndimi, para ndeshjes ndaj Chievos.

Francezi sot ka stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, duke marrë pjesë në të gjitha seancat stervitore, madje ai shënoj edhe një gol në stërvitje.

Futbollisti nuk do të figurojë në skuadrën e ‘Rossonerëve’ ndaj Chievos, mirëpo pritet të ftohet nga trajneri në fundjavë.