Ngritet akuzë për yllin e Bayern, ja për çka dyshohet

Një prokuror në gjykatën e rrethit të Mynihut ka ngritur akuza për sulm ndaj mbrojtësit të Bayern Munich, Jerome Boateng.

Sport

04/09/2019 09:32

Akuzat pretendojnë se Boateng ishte i dhunshëm ndaj ish-partneres së tij, me të cilen kishte një lidhje për një dekadë.

Prokurorja, Anne Leiding, konfirmoi për SID se hetimi për Boateng filloi në vitin 2018, me akuzat e ngritura në shkurt 2019, përcjell lajmi.net.

“Prokurori i Mynihut ka pasur një çështje që nga vjeshta e vitit 2018 kundër Jerome Boateng për shkak të dëmtimit të rrezikshëm trupor, dhe pas një hetimi të gjerë më 11 shkurt 2019 u ngrit një akuzë në Gjykatën e Qarkut të Mynihut”, tha Leiding.

Prokurori shtoi se policia po heton edhe një incident tjetër që ndodhi dy javë më parë. /Lajmi.net/