Ngritën 20 aktakuza ndaj veteranëve të rrejshëm në zonën e Dukagjinit

Prokuroria e Pejës sot ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me rastin e dosjeve të veteraneve.

Lajme

24/05/2019 12:42

Lumturie Vuqetaj, prokurore e departamentit të krimeve të përgjithshme, ka thënë se për rastin e njohur si “veteranët e rrejshëm” janë ngritur 20 aktakuza, ndaj 21 personave, raporton lajmi.net.

Vuqetaj ka treguar se në Prokurorinë Themelore të Pejës kanë pranuar 7813 dosje dhe thotë se janë të ngarkuar sa i përket këtyre lëndëve.

“Pas një pune intenzive 3 mujore kanë rezultuar me ngritjen e 20 aktakuzave ndaj personave 21 personave dhe të cilat janë në drejtim të veprave penale legalizim i përmbajtjes së rreme”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/

Lumturie Vuqetaj