Ngrihen 52 aktakuza ndaj 60 personave

Prokuroria e Shtetit gjatë 24 orëve ka ngritur 52 aktakuza kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale.

Lajme

20/10/2020 10:46

Derisa me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 8 persona si dhe janë bërë tre kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me aktvendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”. Po ashtu, gjatë ditës së hënë kjo prokurori, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të mitur dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. /Lajmi.net/