Ngordhje masive e peshqve në ujërat e Sitnicës (Video)

Një katastrofë ekologjike u shënua në lumin Sitnica, në vendin që kufizohet me fshatin Frashër dhe Kqiç i Vogël, ku peshqit e ngordhur janë shfaqur në sipërfaqe të lumit.

Lajme

04/08/2015 21:04

Gani Beshiri, kryetar  i shoqatës së peshkatarëve “Ibri” të Mitrovicës mendon se janë dy faktor të mundshëm  që kanë shkaktuar këtë katastrofë ekologjike.

Klan Kosova, ka tentuar gjatë gjithë ditës të kontaktojë  përmes telefonit zyrtarët e AVUK-ut, por ata nuk janë përgjigjur.

Derisa të dihen shkaktarët e vërtet të ngordhjes së peshqve në lumin Sitnica, Shoqata e Peshkatarëve në Mitrovicë po kërkon përkushtim më të madh të institucioneve për të mbrojtur resurset natyrore.

YouTube player