Ngjyra e thonjve përcakton personalitetin, cila është zgjedhja juaj

Kur vendosni t'i bëni thonjtë dhe zgjedhni një ngjyrë, nuk bëni thjeshtë një zgjedhje, por edhe një deklaratë për veten.

Fun

12/12/2019 08:37

Del që ti tërhiqesh drejt një nuance që të përfaqëson pa e ditur. Manikyristja e markës së njohur të smalteve Essie, Michelle Saunders jep një zbërthim të personalitetit në majë të gishtave.

Të kuqtë

Një manikyr i zjarrtë është klasik dhe nuk njeh kohë, të zgjedhësh të kuqin all do të thotë që je elegante dhe chic. Provo Deborah Lippmann Nail Lacquer “It’s Raining Men,” 18​$, transmeton lajmi.net.

Të zinjtë

Njëlloj modern dhe kompleks, një smalt i zi emeton vetëbesim. Konsideroje si një must të Consider it #GirlBoss.​ Provo Sally Hansen Insta Dri Nail Polish “Back to Black,” 5$.

Neonët

Duke qenë që smalti neon është kaq i ndriçuar dhe i dukshëm, nuk ka dyshim që do vihesh re me të. Nëse e mban, ka shumë mundësi që je tip i lirë dhe të pëlqen të provosh. Provo Essie Nail Polish  “Vibrant Vibes,” $9.

Të bardhët

Po t’i lyesh thonjtë të bardhë, do t’i japësh pamjes një element rinor dhe modern. Mbi thonj, ngjyra e bardhë tregon që je trendy dhe cool.  Propozim: Zoya Nail Color “Purity,” $9.

Blutë

Me kaq shumë thellësi të ndryshme, bluja është shumë fleksibël dhe eksperimentale dhe jep idenë që je kreative dhe avantgardiste. Propozim: Essie Nail Polish “Butler Please,” $9

Nudes

Këto ngjyra janë perfekte për çdo situatë dhe të falin edhe gabimet që mund të bësh gjatë aplikimit. Një smalt nude dëshmon thjeshtësi dhe minimalizëm. Propozim: OPI Nail Lacquer “Do You Take Lei Away,” $10.

Ngjyrat Pastel

Nëse të pëlqejnë smaltet e butë, të ëmbël dhe të pazhurmshëm, do të thotë që je romantike në zemër.  Propozim Essie Nail Polish “Need a Vacation,” $8.50.

Rozët

Nëse nuanca jote e preferuar është rozë, ti je tip me humor, që flirton, shumë femërore dhe të pëlqen të jesh vajzërore. Dior Vernis “Wonderland,” $27.

Vishnje

Kjo lloj e kuqeje e vrenjtur është më sexy e të gjitha nuancave. Konisderoje edhe veten një super catwoman nëse është ngjyra që të përfaqëson. Jin Soon Nail Polish in “Audacity,” $18. /Lajmi.net/