Ngjitet Shkallëve
Agim Çeku shpalosi programin e tij për Lagjen Arbëria. Premtoi çerdhe, parking e ngrohje për banorët e saj.

Lajme
Agim Çeku sot është ngjitur në shkallët e Dragodanit, i bindur se kështu do të ngritët edhe në pozitën e Kryetarit të Prishtinës, më 3 nëntor.
Në një takim me qytetarët e Lagjes Arbëria, Kandidati i PDK’së për Prishtinës, ka premtuar zgjidhje të problemeve me të cilat ballafaqohen ata.
Çeku ka shpalosur programin e tij për këtë lagje, në vendin e njohur si Shkallët e Dragodanit.
“Këto shkallë të Arbërisë janë identitet dhe memorie e Prishtinës dhe gjendja në të cilën janë sot është e pakuptimtë”.
“Sot, qytetarët i shmangen këtyre shkallëve sepse ka pasiguri, sidomos në kohët kur ka ngrica dhe shi këto shkallë janë shumë të pasigurta”.
Çeku premtoi përfshirjen e kësaj lagjeje në sistemin e ngrohjes si dhe ndërtimin e një Kopshti për Fëmijë. .
“Është e pakuptimtë që kjo lagje e rëndësishme ende s’është e kyçur në sistemin e ngrohjes. Këtë do ta bëjmë ne”.
“Në këtë lagje ende nuk ka as çerdhe të fëmijëve. Ne nuk pajtohemi me këtë gjendje”.
Agim Çeku premtoi edhe një parking të përbashkët për qytetarët, me çka ai tha se lagjja do të shkarkohej nga ky komunikacion i madh.