Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot.

Lajme

22/10/2019 07:31

Hapet e konferenca “Studimet Albanistike në Itali”. (Ndërtesa e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ora 09:00)

Me rastin e 30-vjetorit të rënies së komunizmit, Instituti Shkencor kosovaro-suedez organizon konferencë shkencore. (Hotel “Sirius”, 09:00)

Mbahet dita e dytë e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Emerald”, 09:00)

Dr. Lawren Faulkner së bashku me ekipin e tij qëndron në QKUK. (Nga ora 09:30)

Mbahet Konventa e tretë vjetore të Industrisë së Veshmbathjeve në Kosovë. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Punëtorët teknik të Fakulteteve të UP-së “Hasan Prishtina” do të protestojnë para Rektoratit të UP-së. (Nga ora 10:00 deri në ora 11:00)

Mbahet Panairi i Sportit me të gjitha klubet sportive të qytetit të Mitrovicës. (Sheshi “Isa Boletini”, ora 10:00)

Përurohet libri “Gjinekologjia me obstetrikë  për infermieri dhe mami” i autorëve Myrvete Paçarada, Vlora Ademi-Ibishi dhe Nyltene Kongjeli. (Bibloteka Kombëtare,ora 11:00)

Dega e Alternatives në Gjakovë mbanë konferencë. (Zyra e Alternatives në Gjakovë, ora 11:00)

Me rastin e Ditës Botërore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP mban konferencë me temë “Cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re në sektorin e energjisë në Kosove?” (Zyrat e “Resource Center”, Pejton-Prishtinë, ora 13:00)

Inaugurohet rinovimi dhe furnizimi me inventarë të klasave parashkollore në Shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan të realizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). (Shkolla “Musa Zajmi”, Gjilan, ora 13:00).