Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Këto janë ngjarjet kryesore për ditën e sotme në vend.

Lajme

22/07/2019 07:24

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, mban konferencë për media. (OEK, ora 10.00)

Federata e Çiklizmit e Kosovës mban konferencë për media në prag të edicionit të sivjetmë ‘Tour of Kosova’.(Hotel ‘Sirius’, ora 11:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi diskuton  lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të KSHC –së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, lagjja ‘Dardania’, Prishtinë, ora 14.00). /Lajmi.net/