Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot.

Lajme

29/06/2021 07:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë hyrëse dhe do të vizitojë panairin e shkollave profesionale pjesë e VET Samitit, organizuar nga Klubi i Prodhuesve së bashku me Besa Foundation e.V. (Parku Inovativ, rruga “Ukë Bytyqi”, Prizren, ora 09:00)

Protestë e banorëve për shtrim të rrugës. (Miradi e Epërme, Fushë Kosovë, ora 9:00-9:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban takim ku prezantohet raporti i shqyrtimit post-legjislativ të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Të ftuar përfaqësuesit e organizatës britanike Fondacioni Westminster për Demokraci. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim diskuton planin për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021 dhe inkuadrimi i të gjeturave në planin e punës se komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për vitin 2020; shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Hortikulturës për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Mbahet konferenca “Kodi civil dhe gjithëpërfshirja: Martesat e seksit të njëjtë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00 – 13:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e KK Rahovec, ora 10:00)

Riinvest organizon Fokus grupin për rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë (IAP). (Fokus grupi mbahet përmes platformës Google Meet, ora 10:00)

Mbahet seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ish-objekti i gjykatës, ora 10:00)

Organizata “ Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve’’ në partneritet me ‘’Terres des Home’’ në kuadër të programit të Arsimit, organizojnë tryezën me temën “Efekti i Arsimit tek komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe Qendrat Mësimore“ . (Hotel “Nartel”, Prishtinë, ora 10:00 – 13:30)

Save the Children në Kosovë organizon ngjarjen e shpalljes së fituesve të garës së vizatimit “Mbro Arsimin Tonë’’. (Hotel “AFA” Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe zv. ambasadori britanik në Kosovë, Jacob Webber, vizitojnë OJQ Handikos. (Rr. “Halim Orana”, Gjilan, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agron Limani do të bëjnë përurimin e projektit “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore” me participim. (Fshati Vlashnje, ora 11:30)

Ministri i Bujqësisë Faton Peci raporton në Komisionin për Bujqësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin e panelit për zgjedhjen e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe planin për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 14:00)

Mbahet diskutimi Gratë lezbike, biseksuale, trans dhe queer në Lëvizjen LGBTI+. (Klubi M, ora 14:00 -15:30)

Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e përhershme për Kosovën Viola Von Cramon do të mbajë një konferencë për media. (Hotel “Sirius”, salla e konferencave Andromeda, ora 14:30)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 16:00)

Në kuadër të Javës së Krenarisë mbahet eventi Natë filmi: “Holy Mess’’. Hapjen e eventit do ta bëjë ambasadorja e Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahliny. (Kinemaja Armata, Prishtinë, 16:00-18:00)