Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Këto janë ngjarjet kryesore për ditën e sotme.

Lajme

31/05/2019 07:50

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston kryetarin e Sindikatës së Pavarur së PTK-së, Lamih Balaj dhe Arsim Gjinovcin, Muhamet Xhemajlin dhe Shkelzen Blajakj nga ish-Departamenti Kundër Mashtrimeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 09:00)

Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës organizon kongresin ndërkombëtar. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:00)

Në shenjë simbolike për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i dorëzon detyrën Olti Suliqit. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 09:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pret në takim ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. (Zyra e kryetarit Haskuka, ora 10:00)

Instituti GAP organizon tryezën “Mbrojtja e Konsumatorëve në Sektorin Bankar”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Mbahet takimi i Komisionit ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhors. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

Shënohet Dita Botërore Kundër Duhanit. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 10:00)

Grupi Parlamentar i LDK-së mban konferencë. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C 301, ora 10:30)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë nxënësit e klasëve të nënta, të cilët do t’i nënshtrohen Testit të arritshmërisë.  (Gjimnazi “Skenderbeu” në Kaçanik, ora 10:30)

Nisin punimet për rregullimin, ndriçimin dhe shenjëzimin e shtegut që dërgon tek Shpellat e Kusarëve të Komunës së Gjakovës. (Ora 11:00)

Mbahet akademi përkujtimore për martirët e masakrës ndaj familjes së Selatin Gërxhaliut. (Qendra Rinore , afër Palestrës sportive në Vushtrri, ora 11:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi viziton Shkollën Fillore “Idriz Seferi”. (Shkolla Fillore “Idriz Seferi” , ora 11:30)

Mbahet akademi përkujtimore kushtuar Heroit Xhemajl Fetahaj. (Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 12:00)

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq mban ligejratë. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 12:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi marr pjesë në përurimin e shtëpisë së Katarina Josipi në Zym të Prizrenit. (Fshati Zym, ora 13:00)

SHFMU “Akademia Ora” dhe OJQ “Human Care” do të realizojnë hulumtim mbi zbatushmërinë e ligjit për duhanin. (Sheshi “Nena Terezë” dhe tek Teatri Kombëtar nga ora 13:00)

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa Kuvendit, salla N 302, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Shëndeti, Mirëqenia dhe të Drejtat e Fëmijëve”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban takim me strukturat e Forumit të Rinisë. (Selia e LDK-së, ora 15:00)

Presidenti Hashim Thaçi zbulon pllakën përkujtimore për vëllezërit Bytyqi. (Afër Shkollës “Abdyl Frashëri”, Ortakol në Prizren, ora 15:00)

Kosovo 2.0 sjell filmin “Tri dritare dhe një varje” për të nisur diskutimin e parë në kuadër të Programit të Lokomotiva. (Hapësira e Kosovo 2.0, ora 16:30, kurse diskutimi fillon prej ora 18:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e shtëpisë së pleqve në fshatin Gjinoc. (Fshati Gjinoc i Komunës së Suharekës, ora 19:00). /Lajmi.net/