Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë
Ngjarjet e paralajmëruara për sot.

Lajme
Kuvendi vazhdon me seancën plenare me pikat e mbetura nga seanca e kaluar. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00.
Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi takohet me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, pret në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski.( Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-37, 10:30)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi inspekton punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës. (Afër Qendrës së Inovacionit në Ferizaj, ora: 10:40)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi bën përurimin e fushave të tenisit. (Afër Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj, ora 11:00)
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski, mbajnë konferencë për medie.( Salla e konferencave në Qeveri të Kosovës, ora 11:15).
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 13:00)