Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot.

Lajme

25/09/2020 08:07

Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit rithemelojnë Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, oborri para hyrjes kryesore, ora 9:00)

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, mban konferencë për media ( Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite është votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, e komunës së Prizrenit me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot. I pranishëm do të jetë dhe kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal-Prizren, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shoqatës së ndërmarrjeve të derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve – ShQNGL, ku do të diskutohet rreth Udhëzimit Administrativ 06/2019 për pastrimin e rezervuarëve të naftës dhe kalibrimin e agregatëve. Merr pjesë dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. (Objekti i Odës Ekonomike, Prishtinë, ora 11:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin analitik për aplikimin e Konventës evropiane për të drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. (“Hotel Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Hapet “Panairi i Librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur” – edicioni i parë. (Oborri i Institutit të Albanologjisë, Prishtinë, ora 11:00)

Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli, dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

Bëhet inaugurimi i veprës “Trëndafili i bardhë” nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit “Art në Hapësirë Publike”. (Te “Klubi i Pëllumbave”, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë, ora 11:45)

Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës mban mbledhjen e parë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

Oda e Farmacistëve të Kosovës në nder të 25 Shtatorit, Ditës Botërore të Farmacistit, mban konferencë për shtyp me të cilin do të adresohen shqetësimet kryesore, veçmas problematiken e unifikimi të çmimeve të barnave në Kosovë. (Zyrat e OFK-së, ora 12:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të rregullt, në rend dite Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26, që lidhet me Gjykatë Speciale. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

Partia Socialdemokrate mban një aktivitet afër bankës “Pro Credit Bank”. (Afër “Tre Sheshirave”, Prishtinë, ora 13:00)

Fillon edicioni i dytë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kulturës tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)