Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.

Lajme

14/07/2020 07:32

Vazhdimi i seancës për raportim të Kryeministrit dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Prezantohet raporti “Dekada e sigurisë 2010-2019”. Marrin pjesë ministrat Arban Abrashi e Agim Veliu, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj etj. (Ministria e Infrastrukturës, ora 10:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon konferencën online me temën “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?” (zoom.us/j/93560389814, ora 10:30)

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të projektit për përgjigje ndaj Covid-19 të financuar nga GIZ. (Kolegji Heimerer, Prishtinë, ora 15:00).

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban debatin “Ndikimi i pandemisë në punësimin e grave”, përmes platformës online Google Meet. Merr pjesë Arian Zeka, drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane. (forms.gle/ZrSTwmWet3h6gamy6, ora 17:00).

Me rastin e 14 Korrikut – Ditës Nacionale të Francës, ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, mban një fjalim, i cili për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia transmetohet nëpërmes Facebookut. (www.facebook.com/FranceauKosovo, ora 18:00).