Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot.

Lajme

08/06/2020 07:55

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ushtruesja e detyrës së kryeinspektores shëndetësore Nora Krasniqi dhe kryeinspektori i AUVK, Ibrahim Tërshnajku vizitojnë pikën kufitare me Shqipërinë. (Vërmicë, ora 09:00)

Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 11:00)

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Ora 12:00)

Sindikata e Infermiereve, mamive dhe profesionisteve tjerë shëndetësorë mban konferencë për media. (Para Drejtorisë së SHSKUK-së, ora 12:00).