Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Këto janë ngjarjet me të rëndësishme të ditës së sotme.

Lajme

26/04/2019 07:28

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Vazhdon dita e tretë e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, organizuar nga Oda Ekonomike, në bashkëpunim me Qeverinë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik organizohet konferenca “Vajzat në TIK 2019”. Merr pjesë dhe ministri i MZhE-së, Valdrin Lluka.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton raportin vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban takimin përmbyllës të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike”.

Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban seancën e katërt për këtë vit.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, me rastin e Ditës së Pronësisë Industriale, do të organizojë konferencën me temën “Të drejtat pronësore intelektuale”. Marrin pjesë ministri i MTI-së, Endrit Shala; zv.ministrja e MKRS-së, Leonora Bunjaku-Morina etj.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në përurimin e shiritit rrugor shtesë në pikën doganore Morinë, kufiri Kosovë-Shqipëri.

Me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorit Rrustem Hyseni, Universiteti i Prishtinës organizon akademi përkujtimore.

Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë paqësore para ndërtesës ku ndodhet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Presidenti Hashim Thaçi intervistohet në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018.

Ministria e Mbrojtjes shpall rezultatet e Garës Ndërkombëtare “Ushtari më i mirë – 2019’’

Nën patronazhin e kryeparlamentarit Kadri Veseli, mbahet akademi përkujtimore për dëshmorët e Epopesë së Melenicës. /Lajmi.net/