Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme.

Lajme

04/06/2020 07:26

Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Qeveria e Kosovës, ora 09:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

Mbahet protestë e auto-shkollave. (Para Ministrisë së Infrastrukturës, ish-pallati i Rilindjes, ora 10.00-12.00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin analitik: “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”.

(Hotel Sirius, në Prishtinë, ora 10:30)

Në kuadër të javës Prishtina e gjelbër, bëhet mbledhja e drunjve në lagjen Ulpiana në Prishtinë. (Ora 11.00)

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, merr pjesë në përurimin e rrugës në Bec (Ora 11.00), rrugës në Nec (Ora 12.00) dhe rrugës në fshatin Raqe (Ora 13.00).  /Lajmi.net/