Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë
Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.
Lajme
Kryeministri Albin Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, Michele Risi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:40, vetëm pamje)
Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do të mbajë fjalim në përmbylljen e projektit të mbështetjes për shërbimet korrektuese dhe sprovuese në Kosovë. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)
Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00,vetëm pamje)
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) mbanë konferencë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
Punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës protestojnë për shkeljet ligjore nga ana e kompanisë. (Para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)
Mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjakovës. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovës, ora 10:00)
Mbahet seanca e Kuvend it Komunal të Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 10:00)
Përurohet çerdhja në Kalabri të Prishtinës. (Lagjja Kalabria, ora 10:30)
OJQ Aktiv prezanton letrën “Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet Serbe të Kosovës”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)
Zëvendësministrja e Arsimit nga Shqipëria, Lorena Haxhiu viziton komunën e Gjilanit. (Komuna e Gjilanit, ora 13:30)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)
Ligjëratë inspiruese nga Linda Shala. (Qendra Burimore e Kosovës, ora 17:00) .