Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Sot në vendin tonë janë planifikuar të mbahen disa ngjarje.

Lajme

28/01/2019 07:36

Këto janë ngjarjet e datës 28 janar:

09:00

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2019; plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N302).

09:00

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve. (Ndërtesa e Qeverisë).

09:30 – 11:40

Në ditën e 11-të të grevës në arsim, kryetari  i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist, do të vizitojnë komunën e Gjilanit.

Agjenda:

09:30 – ShFMU “Ibrahim Uruqi”, Bresalc

10:20 – I.P.  “Ardhmëria 2”, Gjilan

11:00 – ShFMU “Selami Hallaqi”, Gjilan

11:40 – Gjimnazi “Zenel Hajdini”, Gjilan.

10:00

Mbahet shqyrtimi i parë në lidhje me aktakuzën për fryrjen e listave me “veteranë të rrejshëm”. (Gjykata Themelore e Prishtinës).

10:00

Mbahet takimi i Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë).

10:00

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) organizon takimin inaugurues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Marrin pjesë: Valdrin Lluka, ministër i  Zhvillimit Ekonomik; Natalya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën. (Ndërtesa e MZhE-së).

10:00

Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. (Para Qeverisë, Prishtinë).

10:00

Këshilli Prokurorial i Kosovës  mban takimin e 161-të. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit).

11:00

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentë-shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Nënshkrimi bëhet nga ministrat e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, dhe Oliver Spasovski. (Ministria e Punëve të Brendshme).

11:00

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N303).

12:00

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim shqyrton Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019 etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N302).

12:00

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon konferencë për medie me rastin e nënshkrimit të kontratave me gjashtë Shpresa Olimpike 2019. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

13:00

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike shqyrton Planin e Punës për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N10).

13:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Planin e Punës për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N204).

14:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban mbledhje. Mes tjerash shqyrtohet Plani i punës për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N303).

17:00

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës shënon 19-vjetorin e themelimit. (“Sheshi 21”, Prishtinë. /Lajmi.net/