Ngjarjet e ditës së sotme

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme: Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë. (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 09:00) Zyra Kombëtare e Auditimit mban konferencë për media. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 11:00). Në komunën e Gjakovës…

Lajme

01/02/2023 08:05

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme:

Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë. (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 09:00)

Zyra Kombëtare e Auditimit mban konferencë për media. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 11:00).

Në komunën e Gjakovës do të qëndrojë për vizitë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier i cili do të takojë kryetarin Ardian Gjini.( Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

Vazhdon seanca plenare me pikat e papërfunduara nga viti i kaluar. Në rend dite janë 29 pika të papërfunduara. (Salla plenare, ora 12:00)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq do të mbajë konferencë për media me ç’rast do të bëjë prezantimin e formularit për aplikim për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në lloje të ndryshme të ndihmave.(Fushë Kosovë, ora 14:15)

Hapjet ekspozit “Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 18:00)