Ngjarjet e ditës së sotme

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë paraparë të zhvillohen disa ngjarje. Në kuadër të këtyre ngjarjeve do të diskutohet edhe Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. Ngjarjet e ditës: Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban punëtori. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00) Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi…

Lajme

29/11/2022 08:16

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë paraparë të zhvillohen disa ngjarje.

Në kuadër të këtyre ngjarjeve do të diskutohet edhe Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Ngjarjet e ditës:

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban punëtori. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planin Kombëtar të Radio – frekuencave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e shqyrton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00) 

Oda e Farmacistëve të Kosovës organizon tryezën e diskutimit me temën “Legjislacioni në sektorin farmaceutik – Qasja në barna për pacientë”. (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e bën shqyrtimin e buxhetit të ZKA-së, i ndarë në Projektligjin nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. E ftuar: Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Instituti GAP mbajnë konferencë për medie “Procesi tarifor në Zyrën e Rregullatorit për Energji – prezantim i raportit tematik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. Të ftuar janë: Ministri i MMPHI-së prej orës 13:30 dhe Ministri i MBPZhR-së prej orës 15:00 (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00- 15:00)

Programi “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, bashkëfinancuar nga BE dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe zbatuar nga FAO, do t’i dorëzojë Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK) kontigjentin e parë të pajisjeve përfshirë gjashtë vetura fushore pick-up dhe pajisje për monitorim të pyjeve, kamera, GPS, dylbi. (Vendgjuetia me rëndësi të veçantë “Blinaja”, afër aeroportit të Pristinës, ora 14:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal diskuton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 16:00)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin e radhës, me temën “Gratë në biznes – Sfidat dhe paragjykimet që ato përballen në mjedisin e biznesit?”. Merr pjesë dhe Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane etj. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë, ora 17:00)/Lajmi.net/