Ngjarjet e ditës së sotme

Më poshtë i gjeni ngjarjet e ditës së sotme;

Lajme

03/04/2019 07:43

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi diskuton lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, 10:00- pamje në fillim të takimit, deklaratat për media pas takimit)

Drejtoresha e USAID-it Lisa Magno merr pjesë në konferencën “Tejkalimi i margjinalizimit – Çka tani dhe çka më tutje? (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në hapjen e Panairit të Punës, i cili organizohet në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, MPMS-së, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). (Qendra Sportive “Sezai Surroi”, ora 10:00) A

KP shpall shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.45. (Hotel “Grand”, ofertat e mbyllura nga ora 10:00 – hapja e ofertave në ora 12:00)

Instituti GAP në bashkëpunim me Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare organizon një tryezë të rrumbullakët ku do të prezantojë raportin “Ndikimi i ndihmës shtetërore në tregun e energjisë elektrike në Ballkan”.(Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:15-12.30)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast do të nënshkruhet edhe memorandum bashkëpunimi. (Ora 11:00)

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2020-2022 dhe Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe amendamenteve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 11:00)

Shoqata e të burgosurve politikë dhe Shoqëria Lëvizja organizojnë akademi përkujtimore në pesë vjetorin e vdekjes së veprimtarit, Bali Dervishi. (Instituti Albanologjik, ora 12.00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal diskuton Raportin periodik për ekonomi, për Ballkanin Perëndimor, pjesa e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N 225, ora 13:00)

Mbahet Tryeza për Amendamentin Kushtetues në lidhje me Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.(Kuvendi  i Kosovës, salla C-405, ora 13:00)

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, ora 14:00).