Ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e datës 18.03.2019.

Lajme

18/03/2019 07:29

Këto janë ngjarjet që do të zhvillohen sot në vendin tonë.

09:00

Mbahet konferencë për projektin e Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura. Fjalë rasti do të mbajnë kryeparlamentari Kadri Veseli; kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori britanik, Ruari O’Connell. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë).

09:00

Ministria e Drejtësisë organizon takim publik lidhur me Koncept-Dokumentin për Fushën e Kompensimit të Viktimave të Krimit.  Merr pjesë dhe ministri Abelard Tahiri. (Hotel “Emerald”).

10:00

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Zyra e BE-së lansojnë aplikacionin mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në shtatë rajonet kryesore të Kosovës. Merr pjesë dhe ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi. (MMPH, Prishtinë).

10:00

Ekipi i OKB-së në Kosovë (UNKT) organizon ngjarjen inauguruese të shpalljes së sportistes, bjeshkatares Uta Ibrahimi, kampione e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Hapësirat e përbashkëta të OKB-së, rr. “Zagrebi”, Prishtinë).

10:30

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën me temën “Sa po implementohen objektivat e MSA-së në fushën e konkurrencës?”. (Qendra e Konferencave “Orion”, Prishtinë).

10:30

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të takohet me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini; si dhe do ta vizitojë “Jakova Innovation Center”. (Gjakovë).

11:00

Lansohet projekti “Ruje, mos e gjuj”, i cili synon ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit. Projekti do të implementohet nga “Green Art Center”, ndërsa mbështetet nga Coca-Cola HBC Kosova dhe Ministria e Mjedisit. (Qendra e Studentëve, Prishtinë).

11:00

Promovoher libri “Kështjella e (mos)Marrëveshjes” e autorit Adnan Merovci, në 20-vjetorin e Konferencës së Rambujesë. (Kino “Armata”, Prishtinë).

11:00

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, do të mbajë konferencë për medie, në prag të miqësores kundër Danimarkës dhe ndeshjes së parë për ciklin kualifikues “Euro 2020” kundër Bullgarisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).

12:00

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e VV-së, Arbëri).

12:00

Mbahet ceremonia e varrimit të dy të rinjve lipjanas që humbën jetën në aksidentin në rrugën Shtime-Suharekë. (Llugaxhi, Lipjan).

13:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi diskuton lidhur me gjendjen e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, Salla N303).

13:40

Ndihmës-sekretarja e ShBA-së për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, Kirsten D. Madison, do të dorëzojë një donacion për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë. (AKF, Zona Industriale).

14:00

Mbahet ceremonia e certifikimit të trajnuesve të rinj nga Qendra për Ekselencë në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës. Marrin pjesë ministri i Arsimit,  Shyqyri Bytyqi; rektori i UP-së, Marjan Dema etj. (Amfiteatri i Bibliotekës së UP-së).

14:00

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, do të mbajë fjalim në ngjarjen “Prano CV-në time” të Shoqatës së Alumnive Kosovë-SHBA (KUSA). (Ish-hapësirat e ASK-së, afër Neë Born-it)

15:00

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për projektin “One Stop Shop”, me qëllim të modernizimit të shërbimeve për qytetarë. (“Shtëpia e Bardhë”, Prizren)

18:30

Këshilli i Nxënësve të Prishtinës, së bashku me nënkryetarin e Konunës së Prishtinës, Selim Pacolli, bëjnë homazhe për viktimat e sulmit terrorist në Zelandën e Re. (Para Teatrit Kombëtar, Prishtinë). /Lajmi.net/