Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e datës 21 korrik.

Lajme

21/07/2019 08:06

09:00
Vazhdon dita e dytë e “Prishtina Gastronomy Festival”. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë)

11:00
Mbahet tubim përkujtimor dhe bëhet zbulimi i shtatores së Shejh Myhedin Shehu. Merr pjesë dhe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj. (Pranë Teqës së Madhe të Halvetive, Rahovec)

14:00
Në kuadër të shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec, bëhen homazhe dhe nderime për të rënët te “Maja e Shkodranit”. (Rahovec)

20:00
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar – Anibar organizon ceremoninë mbyllëse, ku do të bëhen publikë fituesit e garave në katër kategoritë. (Kinemaja “Urban”, Pejë)