Ngjarje si në filma në Obiliq: E tejkalon me veturë dhe del e gjuan me armë

Një ngjarje si në filma ka ndodhur dje në Obiliq.

Lajme

15/01/2022 08:55

Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, i dyshuari me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën e më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës, shkruan lajmi.net.

Ky i fundit ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është paraqitur në stacion policor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar dhe iu është sekuestruar një revole dhe një karikator.

Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/