Ngjarje horror në Pejë: Një person goditet me ‘sakicë’ në kokë

Një rast bizar ka ndodhur dje në Pejë. Policia bën me dije se një person atje, nga një i dyshuar është goditur me sëpatë në kokë, shkruan lajmi.net. Viktima me këtë rast ka pësuar lëndime trupore. Rasti është klaisifikuar si “vrasje në tentativë”. Komunikata e plotë: Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në…

Lajme

29/02/2024 11:13

Një rast bizar ka ndodhur dje në Pejë.

Policia bën me dije se një person atje, nga një i dyshuar është goditur me sëpatë në kokë, shkruan lajmi.net.

Viktima me këtë rast ka pësuar lëndime trupore.

Rasti është klaisifikuar si “vrasje në tentativë”.

Komunikata e plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 28.02.2024, nga viktima është njoftuar se gjerë sa ishte në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ishte goditur me sëpatë në kokë nga një person, me ç ’rast i kishte shkaktuar lëndime.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes.

Pas një pune intensive të hetuesve me datë 28. 02. 2024, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:

  1. I. i lindur 1983.

Pas intervistimit të dyshuarit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë. /Lajmi.net/