Ngjarje e pazakontë – dy luftëtare të MMA puthen para përballjes

Tifozët e MMA mbetën mjaft të hutuar kur dy luftëtare femra shkëmbyen një puthje në buzë gjatë peshimit të tyre. Karina Pedro dhe Denisa Ryndova ishin përballë njëra-tjetrës së bashku me partnerët e skuadrës Inked Dory dhe Kristal Shine, por ishin dy të parët që vodhën vëmendjen me puthjen e tyre. Përpara meçit të tyre…

Sport

20/03/2023 23:39

Tifozët e MMA mbetën mjaft të hutuar kur dy luftëtare femra shkëmbyen një puthje në buzë gjatë peshimit të tyre.

Karina Pedro dhe Denisa Ryndova ishin përballë njëra-tjetrës së bashku me partnerët e skuadrës Inked Dory dhe Kristal Shine, por ishin dy të parët që vodhën vëmendjen me puthjen e tyre.

Përpara meçit të tyre në Pragë, të dy bashkuan kokat, me Denisën që dhuroi një puthje kundërshtares.

Ndjenja dukej se ishte e ndërsjellë, me Karinën që buzëqeshte përpara se të ia rikthente puthjen.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë videon: