Ngjarja tragjike tronditi Shqipërinë! Del ekspertiza për vdekjen e binjakëve vetëm 5-muajsh
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, kanë dalë përgjigjet e analizave për vdekjen e dy binjakëve 5-muajsh në Berat, në janar të këtij viti.

Lajme
Në raport thuhet se në trupin e foshnjave nuk janë gjetur gjurmë të mbetjeve toksike, përfshirë edhe qumështin me kuti me të cilin ushqeheshin.
Analizat u kryen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, dhe pas mbërritjes së tyre në Prokurorinë e Beratit, rezulton se foshnjet vdiqën aksidentalisht nga asfiksia, për shkak të mbulimit të tepruar të tyre me batanije pasi ishin ushqyer, sipas ekspertëve.
Ngjarja që tronditi qytetin, ndodhi më 26 janar në lagjen “Uznovë”, ku nëna e tyre Merushe Agalliu, kishte ushqyer foshnjat dhe më pas i kishte mbuluar më tepër seç duhet me batanije, gjë që ka sjellë asfiksimin e tyre në gjumë.
Fëmijët u dërguan të pajetë në Spitalin e Beratit dhe dyshimet e para për vdekjen tragjike u lidhën me qumështin me të cilin ishin ushqyer.
Familja përbëhej nga dy prindërit Eduart dhe Merushe Agalliu, një vajzë 6-vjeçe dhe një djalë 5-vjeç, në një banesë dy katëshe, në lagjen “Uznovë”.