Ngjarja me flamurin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit merr vëmendjen e mediave të huaja

Dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia kërkoi që të largohet flamuri i Kosovës, gjatë fjalimit të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Lajme

14/04/2021 10:59

Në lidhje me këtë ngjarje, që bëri të ndërpritet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, kanë raportuar edhe mediat e huaja.

France24 shkruan se ishte hera e parë që një ankesë e tillë ndaloi një diskutim në KB-së që nga fillimi i pandemisë, kur mbledhjet zakonisht po zhvillohen në mënyrë virtuale, raporton lajmi.net.

“Tetë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit nuk e njohin Kosovën si një vend”, tha zëvendësambasadori rus në KB, Dmitry Polyanskiy, duke kërkuar që flamuri i Kosovës të largohet.

Mirëpo, kjo u kundërshtua nga ministrja Donika Gërvalla.

Kresyesi i mbledhjes, ambasadori i Vietnamit, Dang Dinh Quy, pezulloi seancën për konsultime me dyer të mbyllura se si të zgjidhet mosmarrëveshja.

Takimi ka vazhduar pasi, Dang Dinh Quy theksoi se sfondi i takimeve virtuale nuk duhet të prishte seancat dhe se flamuri mund të qëndronte.

France24 shkruan se gjatë fjalimit të Gërvallës, përfaqësuesi rus, Polyanskiy ishte i zemëruar,duke theksuar se kjo është “mungesë respekti”.

Ky mediaun thekson se Kosova me shumicë etnike shqiptare, deklaroi në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në 2008./Lajmi.net/