Ngecë riatdhesimi, harrohen marrëveshjet

Kosova ka ngecur në zbatimin e marrëveshjeve për riatdhesimin e qytetarëve të saj të nënshkruara me mbi 20 shtetet e zonës Shengen, ndërkohë që në këto vende po shtohet përditë numri i shtetasve kosovarë.

Lajme

04/02/2015 08:32

Zyrtarët qeveritarë kanë deklaruar se rritja e fluksit të qytetarëve që po emigrojnë nga vendi do ta prolongojë procesin e riatdhesimit, e rrjedhimisht do ta shtyjë edhe heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, shkruan sot e përditshmja ‘Zëri’.

Ndërkohë, që ekspertët e integrimeve evropiane kanë vlerësuar se Kosova do të mbesë edhe një kohë e izoluar nga vendet tjera evropiane si pasojë e emigrimit ilegal që po vazhdon prej muajsh.