​Ngadalësohet rënia e prodhimit në eurozonë me zbutjen e presioneve inflacioniste

Rënia në prodhimtarinë e eurozonës u ngadalësua gjatë muajve të fundit të 2022 mes përmirësimit të zinxhirëve të furnizimit dhe zbutjes së presioneve inflacioniste, sipas një sondazhi të kryer nga “S&P Global”. Indeksi i menaxherëve të blerjeve të prodhimit (PMI) u rrit në nivelin më të lartë, tremujor, prej 47,8 në dhjetor nga 47,1 që…

Bota

02/01/2023 23:57

Rënia në prodhimtarinë e eurozonës u ngadalësua gjatë muajve të fundit të 2022 mes përmirësimit të zinxhirëve të furnizimit dhe zbutjes së presioneve inflacioniste, sipas një sondazhi të kryer nga “S&P Global”.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve të prodhimit (PMI) u rrit në nivelin më të lartë, tremujor, prej 47,8 në dhjetor nga 47,1 që ishte në nëntor.

Ndër sektorët, prodhimi i produkteve të konsumit dhe të ndërmjetëm shënoi një përkeqësim, ndërsa prodhimi i produkteve kapitale shfaqi një rritje margjinale.

Sondazhi tregoi një tkurrje të prodhimit për të shtatin muaj radhazi, në dhjetor, por ritmi i fundit i rënies ishte më i dobëti që nga qershori. Flukset hyrëse të porosive të reja shënuan një rënie në përputhje me trendin e prodhimit.

Një rënie më e ngadaltë e bizneseve të reja të eksportit ndihmoi në zbutjen e rënies së porosive të reja të përgjithshme. Pati një rënie të mprehtë të numrit të punësimeve të mbetura në dhjetor. Rrjedhimisht, prodhuesit reduktuan punësimin, pas krijimit të vendeve të punës duke regjistruar rritjen më të ngadaltë, në gati dy vjet.

Së fundmi, sentimenti i biznesit u përmirësua për të dytin muaj radhazi, duke shënuar një rritje pas një rënieje në nivelin më të ulët në tetor, në dy vjet e gjysmë.

“Ndryshimet e mundshme të politikës fiskale dhe monetare, ndikimi në zinxhirët e furnizimit dhe çmimet e produketeve nga ndryshimi i reagimit ndaj COVID-19 në Kinë, dhe mundësia e ndryshimit të mprehtë të çmimeve të energjisë mes situatës gjeopolitike në ndryshim janë kërcënimi kryesor për stabilitetin”, deklaroi kryeekonomisti i “S&P Global Market Intelligence”, Chris Williamson.