Ngadalësohet përhapja e Eboles në Liberi

OBSH bën të ditur se përhapja e virusit Ebola po shënon një rënie në shtetin afrikan të Liberisë. Mirëpo, një trend i tillë nuk po paraqitet edhe në shtetet tjera të Afrikës Perëndimore. 

Bota

08/11/2014 10:15

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se virusi Ebola është duke treguar shenja të dobësimit në Liberi, vendin e goditur më së keqi, por vazhdon të bëjë kërdi në Siera Leone dhe Guine.

Të dhënat e fundit të OBSH-së konfirmojnë se Ebola ka vrarë afro 5,000 njerëz dhe se ka infektuar mbi 13,000 në Afrikën perëndimore.

Edhe pse përhapja e virusit është ngadalësuar në Liberi, zyrtarët thonë se vazhdon të jetë e nevojshme ndihma e komunitetit ndërkombëtar. /REL/