Ngacmonte ish-të dashurën, arrestohet nga Policia
Një mashkull në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës, për shkak të ngacmimit të ish-të dashurës.

Lajme
Sipas policisë të arrestuarit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka ngacmuar viktimën femër K-Shqiptare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim transmeton lajmi.net