Ngacmoi seksualisht një femër të mitur, arrestohet i dyshuari

Një femër kosovare, e mitur, ka raportuar në Polici të Kosovës se në vazhdimësi është duke u ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Kështu është bërë e ditur përmes raportit të përditshëm të PK-së, ku është shtuar se ky rast ka ndodhur në Lipjan, shkruan lajmi.net. Në raport njoftohet edhe se, i dyshuari…

Lajme

01/12/2022 09:31

Një femër kosovare, e mitur, ka raportuar në Polici të Kosovës se në vazhdimësi është duke u ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit të përditshëm të PK-së, ku është shtuar se ky rast ka ndodhur në Lipjan, shkruan lajmi.net.

Në raport njoftohet edhe se, i dyshuari është arrestuar dhe se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“NGACMIM SEKSUAL – Lipjan 29.11.2022.  Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Lajmi.net/