Nga sulmet terroriste në Irak, gjatë këtij viti janë vdekur 6238 persona

Gjatë sulmeve terroriste dhe përleshjeve në Irak, në nëntë muajt e kaluar kanë vdekur 6.238 njerëz, ndërsa 14.933 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Bota

01/10/2015 19:25

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, ka shpalosur në Parlamentin e Irakut raportin për bilancin e të pësuarve, në të cilin theksohet rritje e sulmeve terroriste mbi popullsinë civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raport, thuhet se bilanci i vitit të kaluar ka qenë 12.282 të vdekur dhe 23.126 të plagosur, ndërsa një vit më herët 8.645 të vdekur dhe  23.460 të plagosur.

Misioni i Kombeve të Bashkuara për Përkrahje në Irak (UNAMI)  në raportin e tij shënon se gjatë muajit shtator, si pasojë e dhunës në Irak kanë vdekur 1.325 njerëz, ndërsa 1.811 të tjerë kanë mbetur të plagosur.