Nga sot, fillon afati kalmitar në hendboll

Nga dita e sotme, afati kalimtar në hendboll do të fillojë ku do të zgjasë deri më 22 janar.

Sport

15/01/2021 11:13

Skuadrat kosovare në hendboll, nga sot do të mund të bëjnë transferime për përforcimin e ekipeve. Nga dita e sotme, më 15 janar, fillon afati kalimtar dimëror për hendbollistë dhe hendbolliste, transmeton lajmi.net.

Mini-afati kalimtar zgjat deri më 22 janar, ndërsa të drejtën e ndryshimit të skuadrës e kanë lojtarët dhe lojtaret që janë pa kontrata si dhe ata që kanë fletë lëshimin nga klubi.

Ndërkohë lojtarët që vijnë nga klube të vendeve tjera mund të regjistrohen në klubet tona deri më 28 shkurt./Lajmi.net/