Nga sezoni i ri, FIFA i ndryshon këto rregulla në futboll

FIFA do të bëjë disa ndryshime në rregullat e futbollit.

Sport

05/03/2019 11:15

FIFA po i formulon disa rregulla të reja në sportin më të ndjekur në botë.

Shtëpia më e madhe e futbollit po i ndryshon plotë shtatë rregulla, përcjell lajmi.net.

FIFA do të ndryshoj rregullin e vendosjes së murit nga një goditje dënimi. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm nuk do të lejohet që lojtarët e skuadrave kundërshtare të rrinë ngjitur me muret e lojtarëve .

Në futboll shpesh kemi hasur në raste kur topi ka goditur gjyqtarin e ndeshjes, ndërsa një skuadër ka pësuar edhe gol.

FIFA do ta ndryshoj këtë rregull, duke e bërë më të qartë dhe më të vlefshme. Në momentin që topi e godet gjyqtarin, loja do të ndalet dhe ta merr sërish topin në pronësi skuadra që e kishte, në rast se nuk e ka.

Penalltitë do të ndryshojnë gjithashtu, pasi portierëve s’do tu kërkohet t’i mbajnë më të dyja këmbët në linjën e bardhë, por të paktën vetëm një.

Një tjetër ndryshim te penalltitë është fakti që tani e tutje çdo top i prekur me dorë do të jepet 11-metërsh, përjashtim bëjnë rastet e topave që kapin kontakt me dorën pas një kontakti me një pjesë tjetër të trupit ose topat që kontaktojnë me dorën e ngjitur. /Lajmi.net/