Nga Reali u largua si i padëshiruar, tani transferohet te Barcelona

Barcelona është e gatshme të rikthejë në Spanjë ish mbrojtësin e Real Madridit, Theo Hernandez.

Sport

07/04/2020 16:54

Marca raporton se katalanët janë të interesuar për 22 vjeçarin, përcjell lajmi.net.

Hernandez te Milan është transferuar verën e kaluar për 20 milionë euro, dhe paraqitjet e tij kanë qenë shumë më të mira sesa ndoshta edhe është pritur.

Në 25 paraqitje për Milanin këtë sezon, Theo ka realizuar gjashtë gola.

Barcelona po kërkon një pasues të Jordi Albas, dhe Hernandez duket i duhuri për të mbuluar krahun e majtë./Lajmi.net/