Nga postimi i rrejshëm në ‘Facebook’ i humbën rreth 14.000 euro |FOTO|

Kjo familje ka rënë viktimë e një mashtrimi nga 'njeriu për zhvendosje' - ofertën e të cilit e kishin gjetur në rrjetin social Facebook.

Lajme

30/09/2015 15:44

Becky Szenk 22 vjeç dhe të fejuarit të saj Mark Higgins 28 vjeç, u janë vjedhur të gjitha ato që i posedonin nga rrobat, mobiljet e deri tek unaza e fejesës së Beckyt, the ata për këtë i fajësojnë dy burrat që i kishin angazhuar për zhvendosjen e banesës së tyre. Ata thonë se kostoja e përafërt e humbjes së tyre është rreth 14.000 euro – ofertën për shërbimin të cilin ata e kishin angazhuar, e gjetën në Facebook, dhe kur kishin kuptuar se çfarë kishte ndodhur kishin provuar që t’i gjenin përsëri informacionet dhe llogaritë e ‘kompanisë’ por ato nuk ekzistonin më.

Sido që të jetë, pasiqë zhvendosësit të cilët Becky dhe Mark i kanë përshkruar si të sjellshëm, dhe pasiqë kishin marrur ngarkesën ata më nuk ishin parë asnjëherë, madje edhe të dhënat e kompanisë së tyre në facebook ishin fshirë.

“Ata kishin kërkuar që t’i paketonim të gjitha gjërat paraprakisht, dhe t’i shenjonim qartë. Në ato momente nuk e kisha kuptuar, por mbaj mend se në fillim ata i kishin marrur vetëm gjërat më të vlefshme. Kurrë nuk kam qarë më shumë në jetën time, ajo që më ka trishtuar më shumë është kur kuptova që ata kishin marrur edhe unazën time të fejesës dhe lodrat e fëmijës,” rrëfen Becky.

Çifti, të cilët kanë një vajzë të vogël shtatë-muajshe, ishin duke shpresuar për një fillim të mbarë, pasi do të zhvendoseshin për të jetuar në një apartament sipër barit që ata e menagjojnë, por fatkeqësisht ata kanë mbetur pa asgjë – dhe të gjitha shpresat e tyre tani janë mbështetur në mirësinë e të njerzve që do t’ju dalin në ndihmë. /lajmi.net

Since moving, the couple have had to rely on the kindness of strangers to get back on their feet