Nga përvjetori i parë i martesës! Ernest Zymberi me fjalë zemre për bashkëshorten

Janë bërë një vit prej kur aktori i njohur Ernest Zymberi dhe gruaja e tij Lena Rexhepi e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë.

ShowBiz

03/09/2018 20:47

E duke qenë një datë e rëndësishme për ta, aktori i njohur si ”Llukmani’ ka zgjedhur disa fjalë zemre për vajzën me të cilën ka vendosur ta kaloj jetën, shkruan lajmi.net

‘Jetë sa herë mendoj për neve e kuptoj sa me fat jam që ndaj jetën me gruan më fantastike që e kam takuar ndonjëherë. Faleminderit për dashninë që ma jep çdo ditë. Faleminderit për kujdes e përkrahje. Urime përvjetori i parë i martesës e cila na dha gjithçka që kemi ëndërruar…shumë shpejt do të jemi 3 dhe dashnia sa vjen e rritet. Të dua”, ka shkruar ai pranë një fotografie./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnN_a9unIlh/?hl=en?&taken-by=ernestzymberi