Nga përqeshjet te pushimet bashkë – ish-banoret e BBVK befasojnë ndjekësit
Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, duket se tensionet dhe përplasjet mes disa prej ish-banoreve po zbehen me kohën. Ish-banorja Xheneta, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpi u përball me tallje dhe kritika nga disa vajza, përfshirë Dianën, Bay T dhe Anën, tani është parë duke pushuar në Vlorë së bashku…

ShowBiz
Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, duket se tensionet dhe përplasjet mes disa prej ish-banoreve po zbehen me kohën.
Ish-banorja Xheneta, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpi u përball me tallje dhe kritika nga disa vajza, përfshirë Dianën, Bay T dhe Anën, tani është parë duke pushuar në Vlorë së bashku me Dianën dhe Bay T, duke lënë pas debatet dhe komentet thumbuese.
Gjatë spektaklit, mënyra e të shprehurit të Xhenetës u komentua shpesh nga këto ish-banore, por siç duket “lufta” ka marrë fund dhe vajzat po shijojnë verën me energji të reja – larg kamerave dhe zhurmës së BBVK.
Nuk dihet ende nëse edhe Ana do t’i bashkohet shoqërisë, por ajo ka qenë më e heshtur në rrjetet sociale në lidhje me këtë ribashkim.
Fotot nga pushimet janë publikuar në rrjete sociale dhe kanë marrë mjaft reagime nga ndjekësit, të cilët janë të ndarë mes mbështetjes dhe habisë për këtë ndryshim të papritur raportesh.