Nga “Përputhen” në “Big Brother”, Antonela bën lëmsh banorët e shtëpisë

Ajo u bë e famshme në formatin e dashurisë “Përputhen”, pavarësisht që nuk arriti të përputhej me ndonjë nga konkurrentët, shkruan lajmi.net.

ShowBiz

07/12/2021 21:42

Vajza nga Shkodra e cila ka jetuar në Itali, Antonela Berisha, së fundmi është bërë pjesë e Big Brother Albania VIP.

Ka pak javë që ka hyrë dhe loja që ka zgjedhur të luajë, po shkakton debate të forta në shtëpi.

Ajo ka marrë me radhë të gjithë banorët, duke i provokuar e duke i nxjerrë nga vetja.

Disa nga banorët me të cilët ajo ka pasur debatë janë: Arjola, Sara, Dj PM, Dj Dagz e së fundmi edhe Big Mama.

Loja e saj po pëlqehet nga publiku, pasi duke i vënë në siklet banorët e tjerë krijohen situate interesante për njerëzit që i shohin nga jashtë./Lajmi.net