Nga nesër temperatura të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë mot me diell dhe me temperatura tipike verore të cilat do të përfshijnë vendin për gjatë pesë ditëve në vazhdim.

Lajme

05/08/2018 17:38

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa , maksimalet e ditës do të lëvizin nga 29-34 gradë Celsius. Indeksi i UV( rrezeve ultraviolete) do të jetë i lartë , në shkallën e rrezikshmërisë, prandaj personat me probleme kronike, preferohet t’ju përmbahen këshillave të Institutit Kombëtar, të konsumojnë sa ma shumë lëngje dhe të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, ose të kenë masa mbrojtëse, rroba me ngjyra të hapura, ombrella, po ashtu me ngjyra të hapura.

Dita e mërkurë dhe e enjte, parashihen të shënojnë vlerat më të larta të temperaturave maksimale.

Edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë dhe për shkak të reshjeve enorme ditëve të fundit, lagështia relative e ajrit nuk do të shënoj rënje në vlera të larta, sidomos në territore ku reshjet ishin më aktive.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales gjatë gjithë javës.

Temperatura për 3-5 gradë Celsius më të ulëta priten të shënohen në viset malore me lartësi mbidetare mbi 800m.

Gjatë ditëve në vazhdim do të fryjë erë e lehtë, drejtimesh të ndryshme, por dominues mbetet drejtimi i verilindjes.