Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Nga nesër në Lipjan do ketë reduktime në furnizim me ujë të pijshëm

16:06 | 30 Qershor 2020

Nga nesër, në Lipjan do të ketë reduktime të ujit të pijshëm.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ujësjellësi  “Prishtina”, shkruan lajmi.net.

“Duke e parë gjendjen momentale  të burimeve të puseve nëntokesore të ujit të pijshëm , të cilat   kanë rënje të nivelit  si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike, jemi të detyruar të fillojmë me reduktime të ujit të pijshëm  nga dita e nesërme, 1 korrik 2020 për shkak të rritjes së konsumit si shkak i keqpërdorimit të ujit të pijshëm për  10.100  ( dhjetë mijë e njëqind)  konsumatorë . Qendra e qytetit të Lipjanit nuk do të ketë reduktime të ujit me përjashtim të kateve të larta banuese”, thuhet në njoftim.

“Derisa fshatrat e kësaj komune janë keqpërdorues të mëdhenj të ujit, nga nesër fillojmë me reduktime. Orari i reduktimeve do të jetë i ndryshëm nga zona në zone”, thuhet tutje në njoftin.

Poashtu, nëse kërkesat për ujë rriten edhe më shumë, atëherë orari do varet nga konsumi  i ujit. /Lajmi.net/