Nga nesër letërnjoftimet e para biometrike

Me lëshimin e letërnjoftimit biometrik, Ministria e Punëve të Brendshme do të plotësojë edhe njërin nga kriteret e parapara për procesin e liberalizimit të vizave, sa i përket sigurisë së dokumenteve.

Lajme

08/12/2013 08:49

Qytetarët e Kosovës nga nesër do të pajisen me letërnjoftim biometrik.

Institucionet e Kosovës kanë bërë gati të gjitha përgatitjet që krahas pasaportave biometrik, qytetarët të kenë mundësi që të marrin edhe letërnjoftimet biometrike, duke rritur kështu shkallën e sigurisë së dokumenteve.

Me lëshimin e letërnjoftimit biometrik, Ministria e Punëve të Brendshme do të plotësojë edhe njërin nga kriteret e parapara për procesin e liberalizimit të vizave, sa i përket sigurisë së dokumenteve.

Në këto letërnjoftime përfshihen të dhëna unike që paraqesin karakteristikat unike të individit dhe shërbejnë për të përcaktuar identitetin përmes pamjes së fytyrës (portretit), shenjave të gishtërinjve, ngjyrës së syve dhe grupi i gjakut.

Lëshimi i letërnjoftimeve të parë biometrike do të shënohet me një ceremoni solemne të organizuar nga MPB, nesër në orën 11:00.

 

 

(Kosovapress, lajmi.net)