Nga ndeshja në ndeshje, Kampioni po largohet nga pozita e parë
Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e para në kuadër të javës së 21-të në Superligë. Lideri i renditjes, Ballkani ka marrë një pikë si mysafir, pas barazimit 1-1 me Gjilanin.
Sport
‘Xhebrailat’ falë golit të shënuar nga Mevlan Zeka 76′, kaluan në epërsi për të barazuar rezultatin vetëm dy minuta më vonë Darko Nikaq, shkruan lajmi.net.
Prishtina është duke vazhduar formën e saj të jashtëzakonshme, duke fituar edhe një herë tjetër ndaj Dritës, pikërisht në stadiumin e qytetit të Gjilanit me rezultat 2-0.
Kjo është hera e tretë që klubi nga kryeqyteti e mposht Dritën brenda një periudhe shumë të shkurtër.
Pas kësaj fitoreje Prishtina rikthehet në garën për titull, duke arritur në kuotën e 41 pikëve, tri më pak se Drita dhe katër pikë më pak se Ballkani./Lajmi.net/