Nga minuta 93 deri te 87 (FOTO)

Tifozët e Real Madridit përgjithmonë do t’i mbajnë mend minutën e 93-të të finales në Ligën e Kampionëve dhe atë të 87-të në Santiago Bernabeu kundër Atletico Madridit.

Sport

23/04/2015 15:14

Tifozët e Real Madridit vazhdimisht kanë ngacmuar rivalët nga Atletico Madridit duke ua përmendur golin e Sergio Ramosit në minutën e 93-të të finales nga edicioni i kaluar i Ligës së Kampionëve.

Ramos e barazoi rezultatin në 1:1 kurse Los Blancos në fund fituan pas vazhdimeve 4:1.

Por, në histori të klubit ka hyrë edhe minuta e 87-të e duelit në Santiago Bernabeu.

Javier Hernandez realizoi për 1:0 duke e kualifikuar Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe e eliminoi Atleticon nga gara.